Incident në veri, 1 i vdekur dhe dy të plagosur
UPDATE - Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti ka konfirmuar se Savo Mojisiq, njëri nga tre të plagosurit në incidentin në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, ka ndërruar jetë në spitalin në veri të Mitrovicës, njofton Kosovapress.

Ai ka bërë të ditur se Mojisiq ka vdekur nga plagët e marrë gjatë incidentit në “Kroin e Vitakut”, ku janë plagosur edhe dy persona të tjerë, po ashtu të nacionalitetit serb.

Incidenti në “Kroin e Vitakut” është dënuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Qeveria e Kosovës.


21:02 - Pak pas orës 20:00 tre serbë janë plagosurveri të Mitrovicës, tek Kroi i Vitakut raportojnë mediat serbe. Në incident ka pasur të shtëna me armë, dhe njëri prej të plagosurve është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ka bllokuar këtë pjesë të qytetit.

Njoftohet se incidenti në Mitrovicë ka qenë i natyrës etnike. Raportohet se serbët kanë tentuar të vjedhin në shtëpitë e shqiptarëve kur kanë hasur në rezistencën e shqiptarëve dhe ka pasur shkëmbim zjarri. Të plagosur janë Sava Mojsic, Velkjo Djordjevic, Ivan Vukomanovic. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 00:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori