Incident i turpshëm diplomatik, Nikoliç ringjall idenë e "Serbisë së Madhe"
Pëlqej
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç duket se e ka të vështirë të heqë dorë nga ideja e "Serbisë së Madhe".

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Nikoliç iu ka shpërndarë nxënësve serbë tekstin "Fjalimi i Bunjevacit", që do të shpërndahet në të gjitha shkollat e Suboticës, një tekst që mohon origjinën kroate.

Tomislav Nikolic sërish ringjall çetnikët”, tha kryetari i Këshillit Kombëtar kroat, Marko Lukic, për Dnevno.

Lukiç ka shtuar se qëllimi i Nikoliçit është "zhdukja e kroatëve".

Ndërsa, sipas Këshillit Kombëtar kroat në Vojvodinë, dhjetëra libra në gjuhën kroate nuk ka qenë në dispozicion të nxënësve të komunitetit të tyre për më shumë se një dekadë.

Kjo, sipas tij, konfirmon ekzistencën e standardeve të dyfishta për komunitetet pakicë në Serbi. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori