Juventusi dhe Interi ngacmojnë njëri-tjetrin për 5 majin (VIDEO)

Data e 5 maj e vitit 2002 është ajo që ngjall kujtime dhe emocione të kundërta të tifozërisë së Interit dhe Juventusit, pasi pikërisht atë ditë, zikaltrit humbën ndaj Lazios në Romë dhe bardhezinjtë triumfuan në transfertën ndaj Udineses, për të rimarrë kreun në javën e fundit dhe për të fituar titullin e 26-të kampion në historinë e Serisë A.

Pikërisht sot më 5 maj, bardhezinjtë kanë shpërndarë një video nga festimet e bëra nga futbollistët 18 vite më parë, duke “ngacmuar” rivalët e tyre të përjetshëm, zikaltrit nga Milano.

Nga ana tjetër janë kundërpërgjigjur zikaltrit me anë të ish-mbrojtësit Marco Matterazzi.

Ky i fundit u ka kujtuar se më 5 maj, por të 2010-ës, Interi fitoi Kupën e Italisë dhe nisi rrugën drejt tripletës së famshme, që sipas Matterazzit ende sot e kësaj dite te Juventusi e ëndërrojnë kaq shumë.

View this post on Instagram

📅 #OnThisDay in 2002 an unforgettable day.

A post shared by Juventus Football Club (@juventus) on


Shtuar 5.05.2020 15:48