Inatçinjtë e Vetëvendosjes, nuk i shkuan ish-kryetarit të tyre në fatkeqësi
Lëvizja Vetëvendosje e ka injoruar varrimin e babait të Visar Ymerit. Asnjë prej drejtuesve të lartë të partisë nuk mori pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të nënkryetarit të Partisë Socialdemokrate.

Madje, të njëjtit nuk kanë qenë edhe në të pamen e familjes Ymeri.

Visar Ymeri për shumë vite ishte krahu më i fortë i Lëvizjes Vetëvendosje, duke qenë edhe lider i saj në vitet e fundit.

Bashkë me Albin Kurtin, deputetë e aktivistë të kësaj partie, Ymeri disa herë ishte simbol i rezistencës, prirës e nismëtar i shumë aksioneve që ka marrë kjo parti në vitet e fundit,raporton indeksonline.

Por, përçarjet që pasuan me ndarjen e VV-së, bën që partia e Albin Kurtit të “futet në gjak” duke ish shokët e idealit, me të cilët tashmë duket se nuk kanë të endur, as “vekë”, as dasëm.


Shtuar më 15/08/2018, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori