Mjeshtër në grabitje, shqiptarët çajnë murin dhe zvarriten për të mos rënë alarmi (VIDEO)

Kwto pamje, bwnw tw mundur arrestimin e dy shqiptarëve nga autoritetet italiane në Torino. Bëhet fjalë për dy grabitës, të cilëve mediat italiane u janë referuar si “specialistët”.

Ata vidhnin lokalet e lojërave të fatit. Shqiptarët i studionin mirë shënjestrat e tyre. Në media janë publikuar pamjet e një grabitje.Aty dallohen teksa zvarriten në dysheme për të mos rënë alarmi, ndërkohë që përpara kësaj, hynë duke çarë murin.

Shqiptarët janë autorë të disa grabitjeve mes Janarit dhe Qershorit 2019. Mendohet se ata mund të kenë grabitur gjithsej rreth 200 mijë euro. Identitetet e tyre nuk janë bërë publike.


Shtuar 10.05.2020 13:18