Imzot Rrok Mirdita: Vatikani do ta njohë Kosovën
Pëlqej
Kryetari i Kishës Katolike të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita, duke folur për vizitën e Papës në Shqipëri, tha se kjo vizitë bëhet në momentin e duhur.

Ndër të tjera, ai ka tha se Vatikani së shpejti do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Vatikani nuk ka një pushtet. Kisha është katolike universale dhe bariu i të gjithëve. Ka ardhur koha dhe sot për sot nuk duhet të injorohet. Mendoj se sot për sot nuk është e domosdoshme pranimi i Vatikanit për një të ardhme të afërt të Kosovës. Kosova është e lirë dhe kosovarët fal Zotit i gëzojnë të gjitha liritë. Ndaj nuk është ngushtësi për një hap të tillë dhe Vatikani do e bëjë këtë gjë, për se di se kur”, tha imzot Rrok Mirdita për "Panteon në News24.

Shteti i vogël i Vatikanit akoma nuk e njeh zyrtarisht Kosovën./albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori