Implementimi i politikave, Kuçi kërkon më shumë punë nga vartësit
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi zhvilloi sot një takim të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm, drejtoret e departamenteve, agjencive dhe zyrave të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri Kuçi nga drejtoret ka kërkuar përkushtim më të madh, në mënyrë që të mos ketë lëshime eventuale gjatë punës. Ministri ka kërkuar po ashtu, që secili drejtor të përgatit objektivat kryesore të punës që i parasheh për t’i realizuar gjatë këtij viti.


Ministri ka rikujtuar rëndësinë e realizimit të programit legjislativ të Ministrisë së Drejtësisë të paraparë për këtë vit dhe fillimin e punës në harmonizimin e ligjeve. Megjithatë, ai veçoi se viti që po vjen duhet të jetë vit i implementimit të politikave që Ministria i ka krijuar këto dy vitet e fundit. Kuçi ka kërkuar angazhim me të madh në informimin e opinionit publik lidhur me kompetencat dhe përgjegjësit e Ministrisë së Drejtësisë. Lidhur me këtë, Ministri Kuçi tha se qytetarët duhet të jenë të informuar së Ministria e Drejtësisë është institucion i pavarur ekzekutiv dhe nuk ka asnjë kompetencë në gjykata dhe prokurori. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2013, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori