Implementimi i marrëveshjeve me Serbinë, Thaçi kërkon mbështetjen e BE
Kryeministri Thaçi ka falënderuar sot Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek për kontributin e saj dhe të anëtarëve të Parlamentit Evropian lidhur me mbrojtjen e interesave të Kosovës në Bruksel. Gjatë një takimi me të kryeministri shprehu falenderimet për miratimin e Rezolutës për Kosovën pak ditë më parë.

Në takim është diskutuar edhe për implementimin e marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Thaçi ka kërkuar përkrahje më të madhe nga Bashkimi Evropian për implementimin e këtyre marrëveshjeve.

Në këtë kuadër, është diskutuar edhe për Fondin Zhvillimor për veriun, fond ky që do t’i raportojë një bordi të përbashkët ku do të bëjnë pjesë institucionet e Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Strukturat paralele do të shuhen, ata që nuk kanë qenë të involvuar në krim do të kenë mundësi të aplikojnë për tu punësuar në institucionet lokale në veri, mbi bazën e një rekrutimi individual” ka thënë kryeministri Thaçi.

Nga ana e saj Lunacek ka falënderuar kryeministrin për konstruktivitetin e treguar në dialog, si dhe për punën e deritanishme në përmbushjen e agjendës evropiane, duke konfirmuar mbështetjen e fuqishme nga ana e anëtarëve të Parlamentit Evropian për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2013, ora 17:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori