Imazhi i Kosovës është dëmtuar rëndë
Pëlqej
Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin, Haki Abazi mendon se imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëatre është dëmtuar rëndë.

Ai jep dhe zgjidhjen sesi Kosovës mund ti rikthehet imazhi i mirë.

“Janë tre drejtime për të kthyer imazhin: e para në mënyrë urgjente udhëheqësit e institucioneve duhet te ndërprejnë deklaratat bombastike dhe pa nevojë dhe të mos përfitojnë nga situatat kur vendi duket keq e ata duken mirë. E dyta duhet të lejohet ligji të veprojë kundrejt atyre që janë të lidhur me shtetin dhe janë fuqi politike sikur është rasti i Ramadan Mujës apo Xhabir Zharkut, skandali i pasaportave apo shitja e paligjshme e aseteve publike. E treta më afatgjate duhet promovuar sportin, kulturën dhe artin e Kosovës që të njihet ana tjetër krijuese dhe që diplomacia kulturore të zëvendësoje diplomacinë nepotike dhe shterpe që lejon që imazhi i Kosovës të projektohet nga individ të papërgjegjshëm”, thotë Haki Abazi për Bota Sot.

Ndërsa, analisti politik Nexhmadin Spahiu shprehet se imazhi i Kosovës rikthehet vetëm atëherë kur qytetarët të kenë besim tek institucionet e shtetit. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2014, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori