Imazhi i keq i Kosovës
Kriza politike që ka përfshirë Kosovën po i jep shtetit një imazh jo të mirë për biznesmenët që duan të investojnë.

Ekspertët konsiderojnë se kjo do të sjellë një shumë më të ulët të investimevehuaja gjatë këtij viti.


Naim Gashi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se kriza aktuale politike do të ketë refleksione negative jo vetëm në zhvillimet e brendshme në ecuritë makro-ekonomike, mirëpo do të ketë ndikime jashtë zakonisht negative edhe tek investimet e jashtme.

Agron Demi, krye shef ekzekutiv në Institutin për Hulumtime të Avancuara, “GAP”, thotë se niveli i investimevehuaja në Kosovë kanë rënë që nga viti 2008.

Andaj dhe ngërçi politik ndikon shumë në largimin e investitorëve. /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2014, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori