Imami Shefqet Krasniqi gjykohet nesër
Pëlqej
Gjykatësit kanë marrë vendimin që seancën për gjykimin e Shefqet Krasniqit ta zhvillojnë nesër.

Këtë vendim e ka marrë trupi gjykues në Gjykatën Supreme, gjatë seancës së sotme.

Një lajm i tillë është dhënë nga avokati i imamit Krasniqi, Sevdali Zejnullahu.

Avokati i ka thënë mediave se është i shqetësuar lidhur me rastin dhe akuzat që i janë ngritur klientit të tij.

Imami Shefqet Krasniqi dyshohet për kryerje të veprës penale "nxitje e urrejtjes ndërfetare". /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2014, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori