Imami nuk heq dorë: S'jam penduar për çfarë thashë për Haradinajn
Imami Bedri Bytyqi tha se nuk është penduar për atë që ka thënë sa i përket Ramush Haradinajt, pasi sipas tij kryeministri i Kosovës ka fyer dy milion myslimanë në Kosovë.

Sipas tij, ndoshta do të duhej të ishte pak më i kursyer sa i përket familjes Haradinaj, por nuk tërhiqet për ato që ka thënë në lidhje me Ramushin personalisht, raporton Albeu.com.

"Ndoshta duhej të isha më i kujdesshëm për familjen, por për Ramushin jo, ai na ka fyer 2 milion myslimanë", tha Bytyqi në intervistë për T7.

Dy ditë më parë, Bedri Bytyqi e shpalli qafir babain e Haradinajt duke thënë se nuk duhet që të varroset nga asnjë imam, gjë e cila shkaktoi debate të mëdha në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2018, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori