Imami Enes Goga, pas lirimit nga paraburgimi nga prokurori i çështjes, është prononcuar lidhur me këtë rast.
Ai tha se arrestimi i tij është prishje e imazhit të tij, e familjes së tij, e BIK-ut dhe e shtetit të Kosovës.
Imami megjithatë, tha se edhe në raste të tilla, ai së bashku me
imamë të tjerë po mundohen ta ruajnë qetësinë.
Imam Enes Goga u arrestua nën dyshimin e përhapjes së ideve ekstreme dhe nxitje të urrejtjes, por u la sot i lirë. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014,
ora 15:54