Imamët u paraburgosën pa patur prova?
Çështja e bujshme e arrestimit të 11 imamëve kosovarë që dyshohen për nxitje radikalizmi ka marrë një tjetër rrjedhë.

Dosjet e tyre janë kthyer në Gjykatën Themelore, për mungesën e arsyetimit të dyshimeve, për të cilat janë arrestuar.

Top News ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit përmes së cilit vërtetohet se aksioni i Policisë dhe parashkrimi i lëndës ndaj të pandehurve nga ana e prokurorit nuk është shoqëruar me asnjë fakt apo provë që vërteton dyshimet se imamët kanë rekrutuar njerëz për të çuar në Siri apo vepra tjera terroriste.

“Pra sipas kësaj dispozite, kushti elementar që duhet të përmbushet për ta caktuar apo vazhduar gjykata ndaj një personi paraburgimin është dyshimi i bazuar se personi i tillë ka kryer vepër penale, kusht ky që në rastin konkret Prokurori as Gjykata nuk ka arritur ta vërtetojnë, ashtu siç me të drejtë pretendohet në ankesa”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit thotë se dyshimi se imamët kanë nxitur radikalizëm apo se kanë rekrutuar njerëz të ikin në Siri apo në Irak nuk bazohet asgjëkund.

Kjo Gjykatë pasi ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Themelore për paraburgimin e imamëve kosovarë, ka kërkuar nga ajo që gjatë rishikimit të vendimit të kërkojë nga prokurori i rastit prova për të gjitha dyshimet e ngritura, e pasi t’i shoh dhe vërtetoj ato, të marre vendim për masën e mëtejme ndaj imamëve të arrestuar./albeu.com/
Shtuar më 06/10/2014, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori