Imamët: Radikalizmin fetar në Kosovë e nxit Serbia
Pëlqej
Imamët konsiderojnë se në Kosovë ka radikalizëm, por se edhe ai është nxitur me mjete propagande nga Serbia.

Vetëm një ditë më parë, imami i Xhamisë së Prishtinës, i arrestuar sot do të thoshte kështu lidhur me ekstremizmin fetar në Kosovë.

"Në realitet vehabizmi nuk ekziston, unë edhe më herët kam thënë se shprehja ”vehabizëm” dhe etiketimi i një grupi të myslimanëve se janë vehabista është shpifje e barabartë me atë cka na thonin dikur neve serbët se ne jemi separatista e deri edhe terorrista.”, ka thënë Shefqet Krasniqi për Presheva Jonë.

Edhe imamë të tjerë mendojnë se po përdoret radikalizmi fetar nga ana e Serbisë, me qëllim që ajo ti kritikojë shqiptarët në arenën ndërkombëtare, duke i cilësuar "terroristë"./albeu.com/

Shtuar më 04/09/2014, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori