Imamët edhe 48 orë të tjera në mbajtje
Pëlqej
Është mbajtur sot seanca dëgjimore për 13 nga 15 të arrestuarit e djeshëm, shumica prej tyre imamë të Xhamive në Kosovë.

Kështu, është shtyre vendimi për imamët të cilët akuzohen për veprime kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Ata do të jenë në mbajtje edhe për 48 orë të tjera deri në marrjen e vendimit nëse do t’u caktohet masa e paraburgimit ose jo, kërkesë kjo e bërë nga prokurori Haki Gecaj.

Avokati i imamit Enis Rama, Mahmut Halimi, tha se nuk ka asnjë fakt që klientit të tij t’i caktohet masa e paraburgimit dhe shpreson që gjyqtari nuk do ta aprovojë kërkesën e kryeprokurorit.
Shtuar më 18/09/2014, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori