Imam Shefqet Krasniqi: Lavdrim Muhaxheri është kriminel
Pëlqej
Imami i Prishtinës, Shefqet Krasniqi ka theksuar se ajo që ka bërë Lavdrim Muhaxheri nuk është aspak në vijë me parimet e islamit.

"Lavdrim Muhaxheri është argat i dreqit. Krimi nuk bëhet në emër të Zotit, po në emër të dreqit", ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se arrestimet e 40 personave për terrorizëm mund të kenë dhe prapavijë politike.

"Nëse vërtetohet se shumica prej tyre janë kapur dhe nuk ka prova, unë vetëm po them se dyshoj se mund të ketë prapavijë politike", ka thënë ai.

Imam Shefqet Krasniqi ka sqaruar se asnjëherë nuk ka nxitur radikalizmin, por se ka qenë gjithnjë në mbrojtje të parimeve të islamit, parimeve humane të paqes dhe të tolerancës. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori