Ilir Shaqiri: Kam qënë artist i UÇK-së
Këngëtari Ilir Shaqiri ka bërë të ditur se statusin e veteranit e mori pasi që ishte pjesë e Trupës Artistike Ushtarake të UÇK-së, njërës prej strukturave më të rëndësishme në atë kohë.

"Dhënia e moralit përmes artit muzikor për ushtrinë dhe popullin në përgjithësi, ishte kontributi im", ka thënë Shaqiri për Infodirekt.tv.

"Ushtria Çlirimtare e Kosovës në atë kohë ka pasur tri struktura shumë të rëndësishme që kanë qenë: Kosova press, Radio Kosova e Lirë dhe Trupa Artistike Ushtarake. E si pjesë e Trupës Artistike Ushtarke, kam qenë edhe unë në të gjitha aktivitetet në zonat ku zhvillohej lufta", vijoi ai

Ndërsa i pyetur se a e priste këtë, ai tha se "Dihet kush kanë qenë antarët e Trupës Artistike Ushtarake dhe ata që kanë qenë, është pritë që të jenë në këtë listë".

Sipas tij, dëshmi për këtë janë xhirimet e asaj kohe të përgatitjeve me mundësi tepër të vogla dhe të vështira. /albeu.com/


Shtuar më 11/04/2015, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori