Ilir Meta: Kosova nuk është Belgjika, themeloni institucionet
Kryetari i parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta ka folur për krizën politike në Kosovë, duke thënë se liderët partiakë duhet të mblidhen dhe të merren vesh që Kosova të mund të dalë nga kriza.

Gjatë takimit të XIII-të të Grupit të Punës të SEECP-së, me ç’rast Shqipëria merr Presidencën e radhës të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Meta tha se mbështet apelin e ambasadores Jacobson.

“Përsa i takon zhvillimeve në Kosovë më duhet thjesht të mbështes apelin e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Jacobson atje. Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje sa më të shpejtë. Kosova ka nevojë për formimin e të gjitha institucioneve të saj dhe shpresojmë për këtë gjë”, ka thënë Meta.

Më tej, ai ka kërkuar që në ditët e ardhshme Kuvendi të mblidhet dhe bashkë me konstituimin e plotë të Kuvendit të konstituohet qeveria dhe gjithë institucionet e tjera.

Ditë më parë, jacobson iu tha liderëve shqiptarë tekstualisht "mos e dh...punën"./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2014, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori