Ilir Kulla: Ka ekstremizëm në të gjithë Ballkanin
Pëlqej
Ilir Kulla është shprehur se ka një kërcënim real në të gjitha shtetet e Ballkanit nga ekstremizmi fetar.

Kulla ka dëshmuar për agjencinë turke AA, Anadolu Agency se numri i personave që luftojnë në Siri dhe në Irak është shumë i madh.

Sipas analistit të çështjeve ndërkombëtare, tashmë ky nuk është një problem i izoluar, por është fenomen i gjithë Ballkanit.

Qeverite sllave e keqperdorin për të thënë potencialisht myslimanët janë "terroristë" dhe këtu abuzojnë me ultranacionalizmin sllavo Ortodoks. Shikoni rastin e Serbisë dhe Maqedonisë dhe në anën tjetër qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë të cilat bëjnë naivin, ku nga një anë kërkojnë votat e myslimanëve dhe nga ana tjetër kanë frikë se çfare thotë perendimi për këto çështje, pa patur një mendim të tyrin politik”, analizon ndër të tjera Kulla.

Ilir Kulla thote se ekstremizmi nuk eshte fenomen vetem shqiptar, por edhe sllav, pasi qe edhe ultra-nacionaliste serbe po luftojne perkrah separatisteve ruse ne Ukraine. /albeu.com/

Shtuar më 15/08/2014, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori