Ilir Deda, pjesë e seancës për MSA-në
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda ka pohuar se do të jetë pjesë e seancës së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës ku pritet ratifikimi i marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të arritur mes Kosovës dhe Bashkimit dhe Evropian gjatë javës së kaluar në Strasburg.

Ndërsa kujtojmë se tre partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën të premten kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancën e parlamentit kur do të ratifikohet MSA-ja, por as nuk do ta bllokojnë atë. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2015, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori