Ilir Deda: Arrestoni inspiruesit e tragjedisë së arrestimeve
Pëlqej
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda u shpreh se e gjithë shoqëria kosovare po merret me pasojat e tragjedisë së ekstremizmit fetar dhe jo me shkakun që e solli atë.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se do të donte shumë që të arrestoheshin personat që e inspiruan dhe e financuan këtë tragjedi.

“Në moçal nuk mbyten mushkanjat po thahet moçali. E gjithë Kosova po merret me pasojat e tragjedisë tonë, e jo me shkakun. E shkaktarë janë ata që qe 15 vite e shkatërruan arsimin, e varfëruan popullin tonë dhe ja mbytën shpresën. Bash po du me e ditë a ka me rezultu "aksioni anti-terror" me arrestimin e inspiruesve dhe financuesve të kësaj tragjedie. Të thahet pra moçali”, ka shkruar Deda. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2014, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori