Ilioski: Pse Daçiç nuk i ndërpret marrëdhëniet me shtetet që kanë njohur Kosovën?
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Zoran Ilioski, ka kërkuar të dijë pse Daçiç nuk i
ndërpret marrëdhëniet me shtetet tjera që e kanë
njohur Kosovën, në kundërpërgjigje për deklaratat e tij kundër Maqedonisë, veçanërisht për çështjen e njohjes së Kosovës.
"Për shkak se Daçiq është bërë i dashur, edhe unë po ia parashtroj disa pyetje: Pse nuk sillet kështu edhe me vendet tjera që e kanë
njohur Kosovën, si SHBA-të, Gjermania, Anglia, Holanda, Belgjika, Suedia, Kanada, Australia e tjera?
Pse nuk i
ndërpret marrëdhëniet diplomatike me 134 vendet që e kanë
njohur Kosovën?
Pse bisedon me anëtarët e BE-së kur e di se 80% prej tyre e kanë
njohur Kosovën?", shkruan mes tjerash Ilioski. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2017,
ora 10:36