Iku shefi i EULEX-it
Pëlqej
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Bernd Borchardt do të largohet nga ky funksion.

Borchardt ka sqaruar se do të largohet nga ky poast, të cilin e ka mbajtur për dy vjet, tarnsmeton Koha.net.

Ai do të kthehet në punën e tij në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Borchardt para ardhjes në Prishtinë ka punuar si koordinator për kuadrin gjerman në organizatën ndërkombëtare të MPJ-së së Gjermanisë e nga viti 2007-2010 ka qenë ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.

Ai ka qenë edhe shef i Zyrës gjermane në Kosovë dhe zëvendësshef i Misionit Verifikues në Kosovë.

Këshilli i vendeve të Bashkimit Evropian kohë më parë mandatin e EULEX-it në Kosovë e ka zgjatuar deri më 14 qershor 2016-te./albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori