IKSHP: Nuk kemi bërë analiza të mostrave por vetëm vlerësim
Zyrtarë të Institutit Kombëtar për Shëndet Publik edhe sot sqaruan se nuk kanë bërë analiza laboratorike nga mostra e naftës së shkollave në prishtinë.

Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndet Publik Naser Ramadani, bëri të ditur se edhe në përgjigjen e dytë të cilën i'a ka dërguar kreut të Prishtinës Shpend Ahmetit, i ka sqaruar se nuk ka mundësi të ketë ndotje të ajrit në klasa nga sistemi i ngrohjes, pasi ai është i mbyllur dhe në radiator qarkullon ujë dhe jo naftë.

“Ne kemi bërë vlerësime të shumta dhe na kanë dal të gjitha ato vlerësime që kemi bërë, herët apo vonë na kanë dalë. Nuk do të lajthitemi dhe nuk do të devijojmë nga ajo që është profesionale, këtë ju'a garantojmë”, deklaroi Ramadani.

Sipas tij, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë nuk ka bërë asnjë analizë laboratorike të mostrave por ka bërë vlerësim të rrezikshmërisë, prandaj edhe nuk mund t'i adresohet një krahasim me analizat e bëra në Itali.

“Në bazë të analizave të sjella nga Ahmeti ne konstatuam se nafta e analizuar në laboratorët e KPU Inspekt nuk mund të përdoret për motorët me djegiebrendshme. Por kjo sipas nenit 9 të udhëzimit administrative 7/2012 të udhëzimit administrative, mund të përdoret si vaj për ngrohje për ngrohtoret e shkollave, pra, nuk mund të përdoret në motorët me djegiebrendshme në shkolla sepse ata kanë edhe motor me djegiebrendshme edhe kaldaja që është për nxemje qendrore. Këtë e lejon legjislatura aktuale e Kosovës e përshkruar në nenin 9 të të njëjtit udhëzim, 7/2012 I MTI, për cilësinë e karburanteve të njëjta të naftës që thotë se lejohet deri në 1000 ppm, ose 0.1 përqind“ ka deklaruar Ramadani.

Nnga matjet e Institutit të Mjekësisë së Punës, dëshmohet se në dyoksid squfur kanë gjetur 0.0 ppm, gjë që nuk paraqet tejkalimit të squfurit në naftën e përdorur për shkolla. Instituti pati disa rekomandime për Komunën e Prishtinës, pasi duhet të rregullohen dhe të pastrohen oxhaqet ku emitohen gazrat nga djegia e vajrave për ngrohje sipas PSO. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2014, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori