IES: BE-Kosovë, sa më parë dialog për vizat
Pëlqej
Prishtina
Iniciativa Evropiane për Stabilitet i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndryshojë qasjen aktuale karshi Kosovës lidhur me liberalizimin e vizave për shtetin, të nis sa më parë dialogun për viza dhe të përgatis udhërrëfyesin zyrtar për këtë proces.

Në raportin e fundit të kësaj organizate titulluar “Izolimi i konfirmuar. Si BE-ja po minon interesat e saj në Kosovë” vlerësohet duke e lënë Kosovën jashtë procesit të liberalizimitvizave Bashkimi Evropian po i dëmton interesat dhe angazhimin e tij në Kosovë.

Analistja në Iniciativën Evropiane për Stabilitet, Alexandra Stiglmeyer i tha Radios Evropa e Lirë se me përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimitvizave, Kosova do të bëhej partnere e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, do të stimulohej për zbatimin e reformave evropiane nga institucionet vendore dhe për forcimin e bashkëpunimit me EULEX-in.

Por e tërë kjo, sipas saj, do të varet nga veprimet e ardhshme të Komisionit Evropian.

“Varet se sa kreativ do të jetë Komisioni dhe se a do të propozojë ai, pas hapjes së dialogut për viza, t’i japë Kosovës një udhërrëfyes për viza. Kjo do të varet pastaj edhe nga reagimi i shteteve anëtare. Ne mendojmë se me qasjen aktuale BE-ja dhe të gjitha shtetet anëtare po e dëmtojnë vetën. Pra, shpresojmë që të mbizotërojë arsyeja dhe të kuptohet se mënyra më e mirë por të ecur përpara është që Kosovës t’i jepet një udhërrëfyes sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Stiegelmeyer.

Raporti i ESI-i flet për progresin e bërë nga institucionet kosovare në një varg procesesh siç janë ri-integrimi, siguria e kufijve dhe puna lidhur me regjistrin civil.

Megjithatë, raporti kritikon Kosovën kur bëhet fjalë për riatdhesimin e personave të ri-integruar dhe njëkohësisht bën thirrje për marrjen e masave në reduktimin e numrit të kosovarëve që kërkojnë azil në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Ministri në dorëheqje për Integrime, Besim Beqaj, tha se ka plane të thelluar përkthimin institucional në procesin e riatdhesimit të personave të ri-integruar. Ai bëri të ditur se është duke u përgatitur një fushatë për vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me mundësitë që dalin nga liberalizimi i vizave.

“Kemi përgatitur dhe shpresojmë se shumë shpejt do të fillon një fushatë e vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës se liberalizimi i vizave është një mundësi e mirë për të udhëtuar, për t’i shikuar mundësitë për studime, për t’i shikuar mundësitë për lëvizje turistike, për të hulumtuar mundësitë për biznes, por jo për të jetuar dhe për të pasur të drejtë pune atje”, theksoi Beqaj.

Në dhjetor të vitit të kaluar, vizat me Bashkimin Evropian ishin liberalizuar për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, një proces i njëjtë pritet të ndodhë në fund të këtij viti edhe për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Në ditën e publikimit të Raporteve të Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fylle, paralajmëroi nisjen në një afat të shkurtër të dialogut për viza me Kosovën, mirëpo deri më tani ende nuk është precizuar ky afat.

Stieglmeyer tha se me përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimitvizave, autoriteteve kosovare do t’u dërgohej një sinjal pozitiv për interesin e BE-së për këtë vend. Kjo, sipas saj, është sidomos e rëndësishme në kohën kur pritet të nisin bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës zyrtare.

“Procesi i liberalizimitvizave do stimulonte palën kosovare të jetë më konstruktive në dialog, sepse do të ndjente që Bashkimi Evropian nuk është duke ia zgjatur dorën vetëm Serbisë por edhe Kosovës dhe se ka diçka që mund të fitohet”, u shpreh Steglmyer. (rel)
Shtuar më 22/11/2010, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori