Instituti Demokratik i Kosovës, i cili monitoron punën e
Kuvendit e ka cilësuar si të paprecedentë bojkotimin e punës së këtij instiitucioni nga koalicioni qeveritar. Sipas KDI-së,
shumica parlamentare po pengon punimet e
Kuvendit të Kosovës.
Reagimi i KDI-së vjen pas rreth një javë pas bojkotimit të
Kuvendit nga
shumica, e cila e pakënaqur me mocionin e ngritur nga
opozita për pezullimin e procesit të privatizimit, doli nga salla duke shkaktuar mungesë të kuorumit që çoi në ndërprerjen e seancës.
"Ne konsiderojmë që partitë në pushtet nëpërmjet nëpërmjet bllokimit të punës së
Kuvendit po provokojnë një krizë institucionale në Kosovë. Janë të njohura praktikat e vendeve demokratike, ku
opozita ose partitë në opozitë bojkotojnë seancën plenare ose bllokojnë punën e
Kuvendit, por ajo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës me sa duket është e pa precedentë",-u shpreh Driton Selmanaj, menaxher programi në KDI. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2012,
ora 17:15