Situata nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 58 qytetarë të infektuar me Covid. Në 24 orët e fundit nuk ëhstë regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e virusit.

Përditësimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 904 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 58 qytetarë, në këto bashki:

34 në Tiranë, 5 në Shkodër, Korçë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, Gjirokastër, 1 në Durrës, Kamëz, Lushnje, Patos, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar.

Janë 260 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,182 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Maj 2022)

Raste të reja ditore          58

Të shëruar në 24 orë       20

Të shtruar në spitale         4

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 904

Testime totale               1,824,414

Raste pozitive                  275,939

Raste të shëruara             272,182

Raste Aktive                         260

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            165

Korçë               18

Gjirokastër      15

Vlorë                 14

Shkodër           13

Fier                  13

Elbasan            9

Lezhë               6

Durrës              3

Dibër                 2

Berat                2


Shtuar 24.05.2022 18:18