Identifikohen sulmuesit e gazetarit Taulant Osmani
Kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku ka deklaruar se janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Taulant Osmani.

Maloku tha se policia është nisur për t’i sjellë në stacion të dyshuarit për këtë sulm.

“Në lidhjë me personat të cilët kanë sulmuar gazetarin T.O, pas identifikimit të tyre Policia e Kosovës ka shkuar për t’i sjellur në stacionin policor”, tha Maloku.

Kryeprokurori paralajmëroi se sulmuesve të gazetarit mund t’u caktohet ndalimi policor prej 48 orësh.

“Sipas te gjitha gjasave, të njëjtit kryerës të ketyre sulmeve vandale, do ndalen ne arrest prej 48 orë, pastaj do vendoset eventualisht per procedurë të metejme,varsisht sa kanë qenë të involvuar në rastin në fjalë”, tha kryeprokurori Maloku. /albeu.com/




Shtuar më 11/11/2017, ora 18:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori