Identifikohen mbetjet e 16 personave të gjetur në Rashkë
Pëlqej
Komisioni Qeveritar i Serbisë ka njoftuar për gjetjen edhe të 16 personave, nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës.

Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka bërë të ditur për reporterin, se priten edhe identifikime të reja në ditët dhe javët në vijim, gjithnjë duke pasur parasysh numrin e mostrave të mbetjeve mortore, të zhvarrosura nga lokacioni i varrezës masive në Rudnicë, të Rashkës, e të dërguar për analizë të ADN-së, në fund të muajit qershor, të këtij viti.
Sipas Kushtrim Garës, përmes ”Sektorit për Komunikim me Familjarë në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, fillimisht do të njoftohen familjet përkatëse të personavezhdukur, të identifikuar, gjithnjë në respektim të procedurave ligjore dhe të drejtave të familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre, të zhdukur gjatë luftës.
Shtuar më 16/08/2014, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori