Ideja interesante e Shkëlzen Maliqit për krijimin e qeverisë
Njohësi i proceseve politike në vend, Shkëlzen Maliqi, ka folur për situatën e krijuar politike pas zgjedhjeve të 11 qershorit, për përpjekjet për krijimin e institucioneve të reja.

Sipas Maliqit, një qeveri e drejtuar nga Ramush Haradinaj vetëm me votat e pakicave do të prodhonte një qeveri të brishtë dhe jopopullore.

Ai ka thënë se janë disa variante të tjera nëse LDK-ja do ta refuzonte një hyrje tjetër në qeveri, duke injoruar edhe ofertën e Kurtit.

Por, për këto kombinime shtesë, pa LDK-në, Maliqi ka thënë se do të duhej të ndodhnin prishjet e koalicioneve parazgjedhore.

Ai ka propozuar një variant tjetër, siç e quan, më pak të besueshëm, që Haradinaj do ta mund ta kërkonte krijimin e një qeverie më të qëndrueshme nëse bën marrëveshje me Albin Kurtin, që mandatin e kryeministrit ta ndajnë në dy pjesë, fillimisht të jetë Kryeministër Haradinaj, pas dy vjetësh Kurti. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2017, ora 23:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori