Më pak se dy javë, ja data zyrtare kur CAS do vendosi për Manchester City

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) do të marrë vendimin për apelin e Manchester Cityt, i pezulluar për dy vjet nga kupat evropiane pasi ka shkelur rregullat e Fair Play Financiar, më 13 korrik.

CAS do të marrë vendimin e tij brenda dhjetë ditësh në apelin e Manchester Cityt të pezulluar për dy vjet nga kupa evropiane, përcjell lajmi.net.

“Vendimi përfundimtar do të bëhet publik më 13 korrik”, tha Matthieu Reeb, drejtori i përgjithshëm i institucionit me qendër në Lozanë, këtë të enjte, transmeton lajmi.net.

Në fillim të qershorit, CAS kishte studiuar për tre ditë, me anë të videokonferencës, apelin e klubit anglez i cili sfidon sanksionin e tij të shqiptuar nga UEFA.

Kjo e fundit vendosi edhe një gjobë prej 30 milionë eurosh në City, e cila akuzon se ka mbivlerësuar të ardhurat e saj nga reklamat që mbulojnë periudhën 2012-2016.


Shtuar 2.07.2020 17:14