I vunë arkivol Kurtit para zyrës, lirohen aktivistët
Aktivistët që i vunë funeral përballë zyrës së Kurtit, janë liruar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër aktivistët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët u shoqëruan sot në polici për një aktivitet të mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, janë liruar.

“Rreth orës 11:30, nga njësite policore të stacionit Qendra, janë shoqëruar katër persona, për një aktivitet që është mbajt sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Intervistimi i organizatoreve të aktivitetit dhe largimi i arkivolit është bërë me urdhër të Prokurorit te shtetit”, kanë thënë zënëdhja e Policisë, Flora Ahmeti, për Gazetën Express.

Personat janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve dhe më pas janë liruar, ndërkohë që arkivoli pas ekzaminimit nga ana e njësiteve kompetente është larguar nga vendi i ngjarjes.


Shtuar më 02/03/2020, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori