I vrau nënën dhe gruan, kjo është deklarata e parë e djalit për babain vrasës
Pak më parë, kryeprokurori Imer Beka ka dhënë detaje rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë.

Megjithëse ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje, në pyetje është marrë edhe Kreshnik Krasniqi, djali i dorasit.

Sipas Bekës, i njëjti për organet e hetuesisë ka treguar se babai i tij, shpesh herë ka bërë vizita në psikiatri.

“Motivet ende nuk keni mundur me i marrë siç duhet, vetëm dimë se personi që e ka bërë këtë vepër ka qenë me probleme psikike ose mendore, sipas djalit të tij shpesh herë është kontrolluar në psikiatri”, ka thënë Beka, transmeton Indeksonline.

Vrasja e trifishtë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen Dardania, kryefalimajri kishte vrarë bashkëshorten, nuse e djalit dhe më pas veten.

Ndryshe, pak më parë trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të hetuar rastin tutje.
Shtuar më 22/04/2019, ora 19:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori