I vodhi çantën plot me euro kosovarit, në pranga polici shqiptar
Pëlqej
Një punonjës i policisë së burgjeve në Fushë Krujë ka rënë në pranga i akuzuar për vjedhje.

Sokol Pjetërgjoka akuzohet se i ka vjedhur 800 euro një shtetasi kosovar.

Mësohet se shtetasi nga Kosova e mori në makinën e tij punonjësin e policisë dhe së bashku me ta udhëtonin edhe dy shtetas të tjerë nga Kosova.

Në momentin kur ka zbritur nga makina, punonjësi i policisë ka marrë edhe çantën e njërit prej shtetasve nga Kosova.

Sendet e vjedhura u gjetën në kasafortën në vendin e punës së Policit.
Shtuar më 19/10/2018, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori