I riu nga Kosova kandidon në zgjedhjet lokale në Suedi
Një i ri nga Kosova kandidon për zgjedhjet lokaleSuedi.

Besnik Obërtinca me profesion mjek, kandidon nga radhët e partisë Sociale Demokratike në Strömstad, qyteti ku jeton i riu.

Në këtë zonë jetojnë rreth 50 familje me origjinë shqiptare që pritet të japin votat e tyre për anëtarin e asamblesë komunale.

Obërtinca ka studiuar Shkenca Politike, departamenti Administratës Publike dhe Diplomaci si dhe Fakultetin e Mjekësisë- drejtimi Fizioterapi, studime të kryera në Prishtinë.

Suedi kutitë e votimit për zgjedhjet lokale do të hapen më 9 shtator, ku Besnik Obërtinca është i vetmi kandidat shqiptar për qytetin e Strömstadit. Besnik Obërtinca jeton në Strömstad të Suedisë që nga viti 2010.

Aktualisht Besniku punon si Administrator në gjimnazin e Strömstadit si dhe bashkë me gruan e tij udhëheqin një biznes familjar sezonal në një ishull turistik në periferi të këtij qyteti.
Shtuar më 05/09/2018, ora 18:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori