I publikuan kasetën erotike, Ermira Mehmeti merr një vendim drastik
Pas publikimit të bisedës së pretenduar erotike të deputetes shqiptare të BDI-së Ermira Mehmeti me Musa Xhaferin, jeta e deputetes mori një rrjedhë krejt tjetër.

Por, sëfundmi ajo ka vendosur që të marrë një vendim të rendësishëm duke deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e BDI-së dhe nuk do të marrë pjesë në tubimet e këtij formacioni politik.

Ky vendim sipas Mehmetit vjen pasi sipas saj partia nuk i doli aspak në mbështetje pas përfoljes rreth publikimit të ashtuquajturës "bomba" në rrjetet sociale.

Largimi i Mehmetit, ka shkaktuar pakënaqësi te deputetë të tjerë të kësaj partie duke deklaruar se ajo u largua vetëm sepse ishte femër, sepse siç transmeton Gazeta Lajm edhe më parë janë publikuar biseda të tilla nga radhët e BDI-së dhe nuk është marrë asnjë vendim i tillë./Albeu.com/
Shtuar më 19/10/2016, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori