Krim makabër, shqiptarit i pritet koka në Francë
Trupi i Artan Sekiraqës, është gjetur të shtunën pasdite i vdekur në një dhomë në apartamentin në katin e tretë në rrugën Grande Rue 39 A në Dole, në krahinën e Juras në Francë.

Siç shkruan portali www.estrepublicain.fr, ai duhet të jetë vrarë me një sëpatë e cila është gjetur pranë trupit të tij.

Prokurori i Besançon, Etienne Manteaux, ka treguar se të shqiptarit nga Kosova po thuaj i ishte prerë koka.

Ishte era e keqe e kufomës që e kishte alarmuar pronarin që e kishte dhënë me qira banesën.

Bashkë me të ndjerin 33-vjecar kishte jetuar një grua dhe dy fëmijë 10 e 14 vjeçar.


Shtuar më 04/10/2018, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori