I poshtër dhe shpifës! Plas mes Thaçit dhe Sami Kurteshit
Me përplasje të shumta ka filluar mbledhja e Komisionit Hetimor ku do të raportoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për depërtimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Përplasja filloi kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar deputetit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, duke thënë se “Eksperti i angazhuar për hetimin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq është mik i tij”, tha ai.

I menjherëshëm ka qenë reagimi i deputetit të Vetëvndosjes, Sami Kurteshi, i cili mohoi akuzat e presidentit Thaçi.
“Ti je njeriu më i poshtër, ti po shpifë”, tha Kurteshi.

Pas këtyre fjalëve ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa. I cili kërkoi nga deputeti i VV-së, Sami Kurteshi që të ketë kujdes me fjalët dhe sjelljet.
Sami Kurteshi kujdes me fjalët, të gjithë e dinë se çfarë ke bërë”, tha ai.

Pas kësaj, Kurteshi ka reaguar sërish duke i thënë deputeti të PDK-së, Hajdar Beqa që të mos përfshihet në debat.

“Ti mbylle gojën, nuk mund të flasësh, presidenti Thaçi është njëri i poshtër”, deklaroi ai.

Debati ndërmjet presidentit, Hashim Thaçi dhe deputetit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi është duke vazhduar.
Shtuar më 26/04/2019, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori