"I pamundur pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve"
Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ka mirëpritur iniciativën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, por ka vlerësuar se aktualisht në Kosovë pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve është i pamundur.

Gjatë një interviste për "Epoka e re", ai ka deklaruar se procesi i pajtimit mund të shkojë përpara vetëm nëse udhëhiqet nga njerëz kredibilë dhe të besueshëm për të dyja palët.

Sipas tij, qëllimi i këtij Komisioni është relaksimi i raporteve, mbledhja e informatave, konsultimet publike dhe hartimi i raporteve, mbi bazën e të cilave mund të ndërmerren lëvizje të tjera. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2017, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori