I ndalohet hyrja në SHBA, vrasësit të tre vëllezërve Bytyçi
Departamenti Amerikan i Shtetit ia ka ndaluar hyrjen në SHBA, shtetasit serb Goran Radosavleviq i njohur si Guri, për shkak se përfshirjes së tij në shkelje të mëdha të drejtave të njeriut.

Ky urdhër bazohet në informatat kredibile që Sekretari i Shteti i ka ndaj zyrtarëve të huaj që janë të përfshirë në afera korruptive apo shkelje të drejtave të njeriut, ku me këtë rast i ndalohet hyrja në SHBA edhe familjarëve të tij – bashkëshortes Svetlana si dhe të bijës Ana. Ligji kërkon po ashtu që Sekretari i Shtetit të njoftoj publikisht ose edhe privatisht për këto vendime, transmeton Telegrafi.

“Sipas informatave të besueshme, Radosavleviq gjatë vitit 1999 ishte i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi, tre qytetarë amerikanë me prejardhje shqiptare të cilët u vranë në Serbi pas luftës në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Goran Radosavleviq – Guri ka qenë komandant i xhandarmerisë serbe. Ndërkaq lidhur me vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi, ai ishte marrë në pyetje nga gjykata e Serbisë, raporton Telegrafi. Njëri nga dëshmitarët kishte thënë në gjykatën e Negotinit në vitin 2017, por edhe më herët më 2014 dhe 2013, se në momentin kur janë ekzekutuar vëllezërit Bytyqi në vendin e ngjarjes ka qenë Goran Radosavleviq që asokohe ishte zyrtar i lartë i forcave speciale të policisë serbe.

Vëllezërit Ilir, Agron dhe Mehmet Bytyqi ishin vrarë në korrik të vitit 1999 në Petrovo Sello në afërsi të Klladovës në pjesën lindore të Serbisë. Ndërkaq, trupat e tyre të pajetë ishin gjetur në qershor të vitit 2011 në varrezën masive në po të njëjtin vend ku edhe ishin vrarë (Petrovo Sello).
Shtuar më 19/12/2018, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori