I mituri ther të miturën në Prishtinë
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të mërkurën në kryeqendrën e Kosovës, kur një i mitur i gjinisë mashkullore ka therur me thikë viktimën po ashtu të mitur, të gjinisë femërore

Një i mitur në Prishtinë ka therur me thikë viktimën e mitur, të gjinisë femërore, duke i shkaktuar lëndime trupore. Kështu shkruan në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Kështu, të lënduarës i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.


Shtuar më 28/12/2017, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori