I mituri që vrau F.M, mbrohet në liri
Pëlqej
Kolegji Penal për të Mitur i Gjykatës së Apelit i ndërpreu masën e paraburgimit të miturit L.S dhe e la atë të lirë, me të drejtën për tu mbrojtur në kushte të lirisë.

Ai dyshohet, se së bashku me një shok të tijin, në shkollën Emin Duraku të Prishtinës, kanë privuar nga jeta, 14-vjeçarin me iniciale F.K.

“Vendimi u mor në bazë të ankesës se mbrojtësit të këtij te mituri, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka njoftuar Zyra për informim e Gjykatës se Apelit.

I mituri u paraburgos më 3 janar të këtij viti.

Gjykata Themelore ia kishte vazhduar paraburgimin për 3 herë rresht./albeu.com/

Shtuar më 05/08/2014, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori