I lind djalë, prizrenasi gjuan 19 herë me kallashnikov nga gëzimi
Rreth orës 22:00, në fshatin Zojz në Prizren, një i dyshuar ka shkaktuar rrezik për të gjithë pasi kishte shtënë nga kallashnikovi 19 herë nga gëzimi për lindjen e djalit.

I dyshuari vullnetarisht e dorëzon armën e zjarrit ndërsa krim teknikët sekuestrojnë 19 gëzhoja si provë materiale.

Pas intervistës, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në fshatin Sërbicë e Ulët raportohet një kanosje e cila kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje të çastit në mes të tre të dyshuarve dhe një viktime.

Gjatë hetimit fillestar ka pasur indikacione se tek personat e dyshuar mund të ketë armë ilegale, andaj është kërkuar leje për bastisje nga organet kompetente.

Gjatë bastisjes në një automjet “Opell Astra” pa targa regjistrimi janë gjetur një pushkë AK-47 e prodhimit kinez me 15 fishekë.

Automjeti dhe arma sekuestrohen ndërsa i dyshuari S. Zh. ndalet nën masën e arrestit policor.

Më pas është bastisur shtëpia e të dyshuarit të dytë ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjahu e kalibrit 12mm e prodhuesit të panjohur.

I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Shtuar më 17/07/2017, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori