I kërcënuan fëmijët me jetë, reagon Pacolli
Një person në Kosovë është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë kërcënuar ish-ministrin e vendit dhe familjen e tej. Personi me iniciale E.H, i cili pretendon të jetë prokuror, ka kërcënuar se do të rrëmbejë dhe djegë për së gjalli fëmijët e Behgjet Pacollit si dhe të arrestojë këtë të fundit.

Pas lajmit të arrestimit të personit në fjalë, ka reaguar edhe vetë kreu i AKR-së. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli shkruan se familja është vlera më e madhe e shoqërisë duke shtuar se shoqëria duhet të ketë kujdes që të mos i tejkalojë limitet e respektit ndaj fëmijëve.

Pacolli thotë gjithashtu se nuk do lejojë askënd që të të nxjerrë “mllefe personale duke kërcënuar fëmijët e tij.

Postimi i plotë

Familja është vlera më e madhe e shoqërisë. Fëmijët janë të shenjtë për secilin prej nesh andaj t’u japim dashuri sa më shumë që mundemi.

Shoqëria jonë duhet të ketë kujdes dhe të mos tejkalojë limitet e respektit ndaj familjes e veqanërisht ndaj fëmijëve.

Nga ana tjetër unë asnjëherë nuk do ta lejoj askënd që mllefin e tij personal ta shpreh duke më kërcënuar familjen, e fëmijët e mi.

Do përdori të gjithë instrumentet ligjorë që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime.

Shtuar më 03/05/2020, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori