I ka xhiruar fshehurazi, Labi, Adelina Berisha dhe Daut Demaku në listat e Burdushit
Pëlqej
Ordinanca e Hysri Peqanit, i njohur si Burdushi, të marteve dhe të premteve ishte gjithmonë e mbushur me njerëz. Shpesh herë, për të gjetur zgjidhje për hallet e tyre, aty rrugën e kishin marrë edhe politikanë, këngëtarë e persona të tjerë me ndikim.

Në mesin e shumë figurave publike, për vizitë tek ai kishin qenë edhe Labinot Tahiri, Adelina Berisha dhe Daut Demaku.

Janë figura me ndikim të madh në vend, por fuqia që kanë nuk po i ndihmon t’i zgjidhin problemet. Hallet e dertet i kanë detyruar që t’i drejtohen edhe Burdushit.

Në mesin e shumë figurave publike që figurojnë në listat e Burdushit, të cilat i sekuestroi Prokuroria të premten, përmenden edhe emri i Labinot Tahirit, Adelina Berishës e Daut Demakut.

Por, që të tre këta e mohojnë që një gjë të tillë. Disa duke qeshur, e të tjerë me shqetësim.

Deputeti Labinot Tahiri ka thënë se ai nuk e mbanë mend nëse ndonjë familjar i tij ka shkuar ndonjëherë te Burdushi, shkruan Express.

Ndërsa, sa i përket deklarimeve të Burdushit se në shenjë falënderimi që i ka zgjidhur problemin, ka kënduar pa pagesë në dasmën e djalit të tij, Labi e ka mohuar një gjë të tillë.

“Spo e di. Nuk e mbaj mend. Kjo që po dëgjoj është absurd. Jo, unë kam marrë pare në dasëm të Burdushit. Punë për mu është sa jam pagu.”- ka thënë Tahiri.

Edhe këngëtarja Adelina Berisha, e ka mohuar një gjë të tillë. Ajo thotë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Jo, nuk ka shanca. Dikush e ka ndoshta zanin si temin, po unë nuk ka shancë. Ju mundeni me i ba problem veti me publiku, por nuk ka shancë. Unë jam fytyrë publike, tash njerëzit folin, por nuk është e vërtetë”, ka thënë Berisha.

Sikurse këta të dy, është përgjigjur edhe shkrimtari Daut Demaku. Madje, Demaku thotë se e di gjithë historinë e kësaj pune, por siç deklaron ai “publikimi i saj nuk i bën nder askujt”.

“…është e pavërtetë e madhe. Mos shko më tutje, tejkaloje. E di historinë e asaj pune, po nuk i bënë nder publikimi i saj as ju as mu. Mos të shkojmë më tutje”, është shprehur Demaku duke qeshur.

Përveç tyre, në listat e Burdushit, që u sekuestruan të premten nga Prokuroria, figurojnë edhe emrat e shumë figurave të tjera me ndikim në vend.

Mësohet se Burdushi në mënyrë të fshehur ka xhiruar të gjithë ata persona që janë drejtuar të ai për ndihmë, e të gjitha këto janë të ruajtura e në dorë të prokurorisë.
Shtuar më 19/11/2018, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori