I jepet lamtumira 7 vjeçarit që u vra nga e moshuara në Bazel
I është dhënë lamtumira e fundit 7 vjeçarit i cili u ther për vdekje me thikë nga një grua 75 vjeçare në Basel të Zvicrës.

7-vjeçari nga Kosova, Ilias Mahmuti, i cili në mënyrë barbare u mbyt me thikë nga një zvicerane në Bazel, u varros sot në Gjilan.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë numër i madh i famioljarëve, miqëve dhe qytetarëve.

Vogëlushi nga Lipjani është vrarë para dy ditësh nga një 75-vjeçare teksa po kthehej nga shkolla për në shtëpi. Këtë sulm e kanë dënuar krerët më të lartë të shtetit.

Ky lajm i hidhur ka pikëlluar gjithë Kosovën.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Ambasada e vendit tonë në Bernë dhe Konsullata në Cyrih, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, në lidhje me rastin tragjik të vrasjes në Basel.
Shtuar më 23/03/2019, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori