I japin kohë punëdhënësit, zjarrfikësit ndërpresin grevën
Këshilli Grevist i Shoqatës Sindikale të Zjarrfikësve të Prishtinës së bashku me anëtarësinë sindikale dhe në koordinim me SPAKU-në dhe BSPK-në kanë pezulluar grevën .



“Greva do të pezullohet deri më datë 12 12.2012. Ky vendim është marrë me qëllim që punëdhënësit t’i jepet afat për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për ndryshe do të jemi të detyruar që të aplikojmë edhe masa sindikale tjera që nuk janë të dëshirueshme për ne. Po ashtu ne do të kërkojmë edhe përgjegjësi ligjore për mosrealizimin e kërkesave tona, të drejta dhe ligjore dhe do të bëjmë edhe shtimin e kërkesave tjera “, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga shoqata. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2012, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori