I ftohti i zbret ujqit në Podujevë
Gjuetari Bedri Zeqiri e ka vrarë ujkun para shtëpisë së tij në fshatin Letanc, vetëm 3 kilometra larg qendrës së qytetit të Podujevës dhe thotë se janë në hall nga këto bisha.

Ai thotë se kjo nuk është hera e parë që grumbuj ujqish po vijnë nga malet afër shtëpive të tyre.

Të ftohtit që po mbretëron që nga mesi i janarit, sipas tij, ka sjellë këto egërsira shumë afër qytetit të Podujevës. Letanci është fshati i parë që fillon nga pjesa verilindore e Podujevës, ndërsa ka vetëm 3 kilometra larg qendrës së qytetit.

Trupi i ujkut të vrarë tash së fundi në fshatin Letanc, raporton korrespondenti i ‘Kohës Ditore’, vazhdon të qëndrojë aty si dëshmi për praninë e tyre shumë afër qyetit.
Shtuar më 09/02/2012, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori