I ftohti i vitit 2015 kthehet në Kosovë
Temperaturat e ulta në Kosovë po i detyrojnë shumë qytetarë të anulojnë lëvizjet e tyre.

Erërat e fuqishme dhe reshjet e bores do vazhdojnë të jenë prezente mbi vend gjatë gjithë ditës së sotme dhe në ditët në vazhdim.
Me temperatura të tilla Kosova është përballur edhe në vitin 2005, pasi temperaturat minimale arrinin në -23 gradë celsius.

Nga viti 2000 deri sot kur temperatura më e ulët është shënuar në mëngjes -19 gradë celsius më i ftohti ishte 2006-ta, kur temperatura më e ultë ka qenë -25 gradë celsius.

Temperaturat e ulta janë shënuar edhe në vitin 2002 dhe 2003 ku minimalja ka qenë -20 gradë celcius.

Ndërkohë, pas reshjeve të dëborës dhe erërave me origjinë polare, parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në findjavë deri -17 gradë celsius, kurse në zonat malore deri -19 gradë celsius, kanë bërë me dije nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /albeu.com/


Shtuar më 04/01/2017, ora 08:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori